Kodi Zgjedhor, Meta iu drejtua edhe Venecias/ Pollo: Rama i detyruar të presë vendimin…

0
116

Ish-deputeti Genc Pollo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me kthimit në Kuvend nga Presidenti, të Kodit Zgjedhor, i miratuar me votat e Rilindjes dhe disa deputetëve q♪7 quhen si “opozita parlamentare”.

Pollo shkruan se Presidenti Meta dekretoi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Amendamentit Rama në Kodin Zgjedhor, ndërsa relacioni arsyetues informon edhe se Presidenti i kërkoi këtë javë Komisionit të Venecias një opinion për Amendamentin Rama.

“Ka një rregull të artë që kur një ligj merret në shqyrtim nga Venecia atëhere shteti kërkues pezullon hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Rama e Kuvendi duhet të presin shpalljen e opnionit të Komisionit të Venecias e të mos votojnë dekretin deri në atë moment.

Mazhoranca e opozita duhet të shpallin se do të pranojnë e do të zbatojnë këtë opinion”, shkruan Pollo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here