PS i bashkohet Saimir Tahirit me bluzet “Ti je një luledielli”

0
174

I pari që iu bashkua këtë nismë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me leuçemi ka qenë Saimir Tahiri, që gjatë kohës kur ishte Ministër i Brendshëm.

Tani Saimir Tahirit i janë bashkuar të gjithë kolegët e tij socialist.

Por pavarësisht kësaj situate, kabineti qeveritar “Rama 2” ka lënë pas tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit dhe është përqëndruar tek fëmijët e sëmurë dhe mbështetja ndaj tyre.

Kjo falë moderatores së “Top Channel”, Albana Osmani, e cila e veshi politikën sot me luledielli, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e nisur disa muaj më parë.

Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqet kabineti qeveritar, një pjesë e së cilëve kanë veshur bluzën me luledielli, ndërkohë që një pjesë prej tyre i mbajnë në duar, duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.

Krah fotos së publikuar moderatorja Osmani shkruan:

“Sot në seancën e fundit , deputetët e Parlamentit Shqiptar të veshur me Humanizëm në mbështetjen e Fëmijëve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me protestë jashtë Parlamentit, përsëri te gjithë i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shumë , dikush e mbajti në dorë dhe vazhdoi programin me çështjet e ngritura në diskutim!  Faleminderit përzemërsisht Kryeministrit të Shqiperisë Z.Edi Rama , gjithë Kabinetit të tij , gjithë gupeve parlamentare , që dhanë sot mesazhin më te bukur të vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj.Monika Kryemadhi që pavarësisht temës së dites në duart tuaja janë bluzat dedikuar Fëmijëve Shqiptarë. #Albania #Kosova#youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushatës tonë të dytë , shkon në mbështetjen me shumë dashuri për ty Kosovë dhe për bijtë e tu . Ndërkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal të Elbasanit, të Kukësit, dhe 5-a/ Shëndeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me ndërprerje por vitin e mbyllëm me Lulediellin tonë në Parlament “- përfundon moderatorja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here