FOTO/ Minniti 60 minuta takim me Xhafajn, nga Habilajt tek … ja çfarë kërkoi ministri italian

4
133

Dosja ‘Habilaj’, hetimet në Shqipëri, të përfshirët në këtë grup kriminal dhe trafiku i drogës mësohet se kanë qenë tema kryesore e takimit 60 minutësh të ministri të Brendshëm të Italisë, Marco Minniti me Fatmir Xhafën.

Ministri italian, i shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të Policisë Italiane dhe të ministrisë që ai drejton, duket se kanë ardhur me një mision të qartë në Shqipëri: Të vendosin pikat mbi ‘i’.

Në takim mësohet se është diskutuar në lidhje me personat që janë të kërkuar nga Italia dhe që fshihen në vendin tonë.

Një temë e veçantë ka qenë edhe ‘Dosja Habilaj’. Disa prej personave të kërkuar ndodhen në Shqipëri dhe policia ende nuk i ka vënë në pranga.

Ministri Minniti është interesuar për hetimet që po bëhen në vendin tonë për këtë grup kriminal që ka trafikuar të paktën 20 milionë euro kanabis drejt Italisë.

Ministri italian, Marco Minniti ka nisur edhe një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. duke par reagimet qe ka bere xhafaj jam i sigurt qe bashkpunimi per habilajt dhe per cdo ceshtje qe ka lidhje me drogen ne shqiperi do te marre nje zgjidhje pozitive shume shpejt

  2. me pelqen figura e xhafaj ne mendimin tim personal eshte personi me pozitiv dhe me i duhuri per kete post dhe qe do i japi zgjidhje konkrete periudhes se keqe qe u trashegua nga opozita e sotme

  3. ministri me i mire qe ka patur ne gjithe keto vite shqipria eshte xhafaj. flet puna qe ka bere vet, ska nevoj per shume mend per tu kuptuar

  4. nje person qe po i jep fytyren e duhur ministris s brendshme dhe po e perfaqson tamam shtetin shqiptar kudo qe shkon dhe ne cdo levizje qe ben. respekte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here