Dy vrasje vetëm mëngjesin e sotëm/ Basha: Po sundojnë bandat në vend, Rama e Tahiri në krah të krimit

0
276

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar pas dy vrasjeve të ndodhura sot në Korçë e në Shkodër. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe Tahirin se janë rreshtuar në krah të krimit.

Deklarata e plotë:

Kur 3 shtetas u vrane me arme, dje Edi Rama nxorri një zhgarravinë duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është ulur. U tall me 3 jetë të humbura, si te ishin dele e jo njerez dhe u mburr me ate qe eshte deshtimi i tij i madh. Sepse rendi nuk ekziston. Rend nuk ka. Ka sundim te bandave, ka konflikt dhe vrasje me arme. Kete pasiguri ekstreme e ka mbjellur ai në Shqiperi, me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit, me rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit.

Dita sot nis me dy të vrarë, një në Shkodër dhe një në Korcë. Ndërkohë dje policia me urdhër të Ramës e Tahirit i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit me armë në dorë në Mat duke i prerë rrugën drejt parcelave me kanabis.
Ky është shteti i Edi Ramës, nderkohe qe ai llomotit ne Kuvend per drejtesine. Këtu ka përfunduar Shqipëria me Edi Ramen. Shqipëria do jetë pa krime, pa drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here