Nis t’i bëjë thonjtë, estetistja i zbulon të vërtetën e frikshme klientes së saj

0
284

Një estetsite i ka shpëtua jetën një klienteje e cila shkoi në qendrën e saj për të lyer thonjtë në ngjyrë të errët në mënyrë që të fshihte shenjën e zezë që i ishte krijuar në gishtin e madh.

Ajo i kishte treguar se estetistet e mëparshme i kishin thënë se mund të kishte humbje të kalciumit ose mund të ishte një mpiksje gjaku. Mirëpo, Lisa Harrison i këshilloi asaj të shkonte menjëherë në një mjek dhe të bënte një kontroll të detajuar pasi ajo shenjë mund të ishte një paralajmërim shumë herë më serioz.54578778

Ndërkohë, disa javë më vonë klientja e telefonoi për t’i thënë se kishte zbuluar se kishte një lloj shumë agresiv të melanomës, i cili tashmë i ishte përhapur edhe në gjendrat limfatike.

Postimi i Lisës në Facebook:

“Ca javë më parë, më erdhi një kliente. Prej vitesh frekuentonte rregullisht qendrat estetike për thonjtë. Kishte një vijë të drejtë vertikale në mes të thoit. Sapo u ul, tha se i nevojitej t’i lyente thonjtë me një ngjyrë sa më të errët, që të mbulonte shenjën. Qendrat e thonjve e kishin “diagnostikuar” me lloj-lloj gjërash. Ca i kishin thënë se kishte mungesë kalçiumi. Ca se ishte e trashëgueshme. Të paktën 1 i kishte thënë se ishte mpiksje gjaku.

Kjo është melanoma! Nuk doja ta trembja, por i thashë se duhej të shkonte urgjentisht të vizitohej tek doktori! Sot, më telefonoi dhe më tha se po, ishte një lloj shumë agresiv i melanomës, që i ishte përhapur edhe në gjendrrat limfatike. Prognoza e saj nuk ishte aspak e mirë!

Ju lutem, kushtojuni vëmendje anormaliteteve tek thonjtë! Ndryshime të çuditshme tek thonjtë mund të mos jenë asgjë serioze, por ndonjëherë janë tregues i një sëmundjeje shumë serioze. Gjithashtu, hidhuni një sy thonjve të duarve dhe të këmbëve të më të moshuarve dhe të të dashurve tuaj që nuk e kanë të mundur t’i dallojnë vetë! Diagnoza e shpejtë mund të sjellë shumë ndryshim!”

Postimi i estetistes ne Facebook
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here