U aksidentuar nga deputeti i PDIU-së/ Ja çfarë thotë djali i viktimës për ngjarjen

0
240

Kur kanë kaluar rreth tre ditë nga aksidenti që rezultoi fatal për Seit Sorrën, familjarët e tij kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me deklaratat e tyre sa i takon fajësisë së deputetit Aqif Rakipi, i cili ishte në drejtimin e automjetit që bëri përshesh 54-vjeçarin.

I biri i Seit Sorrës shprehet se ky ishte një aksident që mund t’i ndodhte kujtdo dhe se nuk ka asnjë gjë kundër deputetit.

Rikujtojmë se disa orë pas ngjarjes së rëndë familjarët e të ndjerit u shprehën të habitur për lënien të lirë të deputetit të PDIU-së si dhe hidhnin dyshime sa i takon lëvizjes së tij nga vendngjarja, ndërsa dje janë shprehur tërësisht ndryshe.

Pasi familja e Aqif Rakipit ka shkuar për ngushëllim në familjen e Seit Sorrës, familjarët kanë thënë se zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

Djali i viktimës thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk është ai personi përgjegjës për të treguar se çfarë ka ndodhur. Të njëjtën gjë konfirmon edhe vëllai i viktimës, i cili ditën e shtunë shprehej se, njerëzit e Rakipit u kishin dërguar fjalë për të shkuar për ngushëllim, por ende nuk kishte pranuar asgjë.

Duket se tashmë mendimi se nuk ishte thjesht një aksident, por masakër ajo që i kishte ndodhur 54-vjeçarit, nuk qëndron më. Për familjarët e viktimës ishte vetëm një aksident. /Panorama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here