“U helmova me fostoksinë, ju tregoj ferrin e atyre momenteve”, apeli i vajzës që i shpëtoi vdekjes

0
115

Rastet e personave që pinë fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike dhe më pas i japin fund jetës, duket sikur sa po vijnë e po shtohen gjithmonë e më shumë në vendin tonë. Duke marrë shkak nga ngjarjet e fundit, një vajzë e re ka bërë një apel për të gjithë moshatarët e saj, por jo vetëm, që tentojnë të vetëvriten.

Ajo ka bërë të njëjtën gjë kohë më parë dhe fatmirësisht ka jetuar, edhe pse mjekët nuk i dhanë shpresa. Vajza tregon se çfarë përjeton trupi i njeriut, dhimbjet e personit dhe të familjarëve në ato momente, si dhe ka një mesazh të fortë për shikimin e jetës, marrjen e gjërave me pozitivitet dhe gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për gjithçka.

Unë që po shkruaj jam një vajzë 19 vjeçare dhe jam një ndër rastet e rralla që i kam shpëtuar fostoksinës.

Para një viti kaluam një tragjedi në familje pasi babai im vrau veten në menyre fatale dhe pa kuptuar ende sot arsyen e aktit.

Nga ajo ditë ndihesha shumë e lënduar dhe ndjeja sikur ndihesha e paaftë, fillimisht për të duruar fjalët e njerëzve që edhe të vdekurin se lenë të qetë.

Vendosa të vet-helmohesha duke pirë fostoksinë!

Nuk kishte gjë më të tmerrshme. Nuk kishte ndjesi më të shpifur, dhimbje koke, stomaku i trazuar, sytë që s’mundesha ti hapja dot, të vjella, mjekë, polici. Në atë gjendje që isha më kërkonin arsyen. Morën infon e krejt familjes, shtëpisë, vëllain e shoqëruan në polici, shpresa nuk kisha sipas mjekëve! Po vuaja me shpirt. As nuk vdisja e as jetoja! Ndenja për disa orë në gjendje të tillë. Disa ditë e shtruar në spital. Dëgjova moralin e tërë fisit.

Kështu, ju lutem vajzave dhe djemve, larg fostoksinen! Ju lutem, është gjëja më e ndyrë, më e pisët dhe të jep shumë, shumë dëmtime!

Jeta është e bukur, është qejf e ndonjëherë dhe e çuditshme. Mbase sot nuk do të isha duke shkruar. Mendojeni…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here