Ligji për mediat/ Organizata më e fuqishme në botë për lirinë e medias, thirrje Presidentit, të mos dekretojë “Antishpifjen”

0
151

Një nga organizatat më të fuqishme në botë për lirinë e medias, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, doli me një deklaratë sot, një ditë pasi Kuvendi miratoi nismën kundër shpifjes.

Organizata KMG me bazë në Nju Jork, i bëri thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të refuzojë firmosjen e kësaj pakete ligjore.

Edhe në një letër të publikuar para disa ditësh, KMG bënte thirrje për të mos miratuar këto nisma.

“Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara për median ashtu siç janë: një goditje gjigande për lirinë e medias,” tha në Nju Jork koordinatorja e programit të KMG për Europën dhe Azinë, Gulnoza Said.

Nga ana tjetër shtoi se “Meta duhet të hedhë poshtë propozimet dhe të sigurojë që ligjet e ardhshme të mediave, të miratuara nga qeveria, të marrin parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupeve vendase të lirisë së shtypit”, tha Said.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here