Kuvendi miraton me 100 vota 27 anëtarët e komisioneve të Vettingut

0
220

Kuvendi miratoi 27 emrat e komisioneve të Vettingut me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim.

Votë kundër emrave paralajmëroi ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se lista ishte produkti i parë i marrëveshjes Rama-Basha.

Seanca e parë e Kuvendit  u mbajt në orën 10:40, dhe zgjati as 20 minuta, ku u miratua me 92 vota pro anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, Gert Bogdani i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arësye shëndetësore.

Në rendin e ditës së seancës të së shtunës ishte dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here