Na përmbys edhe Luksemburgu, Kombëtarja vazhdon serinë e humbjeve (Video)

0
188

Kombëtarja shqiptare vijon serinë e humbjeve. Shqiperia u mund përballë Luksemburgut me rezultatin 2-1. Fillimisht kaloi në avantazh kombëtarja jonë me golin e Odise Roshit në minutën e 52’ me një pasim të saktë të Hysajt.

Por gëzimi nuk zgjati shumë pasi në minutën e 63 Kukeli nuk bllokon dot një pasim për Turpelin, i cili futet me top i vetëm në zonë dhe përballë Strakoshës nuk e ka të vështirë të shënojë duke barazuar shifrat.

Në minutën e 74 Bensi ekzekuton një goditje këndi nga e majta dhe kroson në zonë, aty ku Malget kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë duke përmbysur shifrat në favor të Luksemburgut.

Humbja e sotme ndaj Luksemburgut ishte e pesta radhazi për kombëtaren shqiptare të futbollit, sepse vinte pas tyre ndaj Spanjës (2-0), Izraelit (3-0), Italisë (2-0) dhe Bosnjë Hercegovinës (2-1). Për të gjetur një seri të tillë negative të përfaqësues shqiptare duhet kthyer në kohë 14 vite më parë.

Miqësorja ndaj Luksemburgut shërbeu si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Trajneri De Biazi e shfrytëzoi këtë ndeshje me një kundërshtar modest për të vlerësuar më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion si dhe për të praktikuar disa skema sulmuese të cilat mund të përdoren ndaj Izraelit.




Më poshtë janë publikuar formacionet e dy skuadrave.

LUKSEMBURG – SHQIPËRI

Luksemburg: Shon, Mahmutoviç, Malget, Bohnert, Filips, Martins Pereira, Thill, Bensi, Rodrigez, Jans, Turpel
Trajner: Lyk Holc

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Kukeli, Kaçe, Abrashi, Roshi, Memushaj, Çikalleshi
Trajner: Xhani De Biazi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here