Leksione kundër dhunës vijnë nga qyteti i tolerances

0
144

Njihet si vendi me njerëz të qetë dhe të butë, por banorët vendas kundërshtojnë rreptësisht. “Jemi tolerantë”- thonë ata dhe kjo trashëgimi e vyer do të vazhdojë brez pas brezi.

Sa herë flitet për Përmetin, në mendje vetvetiu të pikturohet natyra e bukur, njerëzit punëtorë, rakia, trëndafilat, glikoja, folklori, vera, rilindësit, ushqimet organike dhe plot shije. Treva me një histori fisnikësh dhe atdhedashuri sublime njihet edhe si djepi i tolerancës.

Tranzicioni i stërzgjatur ka deformuar disi edhe realitetin standard të marrëdhënieve mes njerëzve dhe padyshim ky rreth nuk bën përjashtim nga problemet sociale kombëtare.

Arsyeja pse shkruajmë sot këtë artikull është projekti tjetër i Bashkisë së qytetit Përmet në bashkëpunim me UNDP-zyra e Shqipërisë, projekt që ka synim ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës në familje dhe dhunën ndaj grave.

Pavarësisht rasteve jo të shumta të dhunës në familjen dhe shoqërinë përmetare, ky vend mbetet simboli i tolerancës dhe zgjidhjes së shpejt të konflikteve. Projekti ka si synim primar parandalimin e çdo lloj dhune pavarësisht kostos dhe reagimi i koordinuar i komunitetit mbetet një prej urave bazike ku mbështetet projekti dhe aktorët kryesorë.

Arjana Papapano, koordinatorja lokale e projektit pavarësisht risisë dhe punës paksa të lodhshme shprehet optimiste në këtë sipërmarrje.

Bashkia Përmet vazhdon të mbetet partner serioz i këtij projekti, flet zonja Papapano. Ka gati 3 vjet muaj që në ambientet e institucionit tonë është çelur Zyra për Barazinë Gjinore & kundër dhunës në familje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here