Konvikti i djemve dhe rreziku i eternitit në shëndet (VIDEO)

0
194

Konvikti i djemve në qytetin e Vlorës ngrihet mbi eternit, një material ky shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, që në shumë vende të botës ka dalë nga qarkullimi, për shkak të problemeve që sjell në shëndetin e çdo individi.

Drejtoresha e konviktit Artenida Lucaj pohon, se është në dijeni të këtij shqetësimi dhe u është drejtuar me shkresa ministrive përkatëse, por nuk ka marrë një përgjigje.

“Kemi marrë të gjitha masat, kemi bërë lajmërimin në të gjithë ministritë për ndryshimin ose rikonstruksionin e të gjithë çatisë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prej nëntorit të vitit 2013 deri në vazhdim të gjitha shkresat i janë nisur ministrive përkatëse. Gjithashtu është e parashikuar edhe në projekt program, ndryshimi i çatisë”.

Ju vetë e dini rrezikshmërinë e kësaj lënde?

“Patjetër dhe jemi të shqetësuar, ndaj kemi nisur vazhdimisht shkresa. Kemi menduar që të zgjidhet në një mënyrë tjetër përderisa ministritë nuk na janë përgjigjur. Të aplikojmë për një projekt së bashku me qarkun kemi marrë pjesë në një trajnim i cili na informonte rreth rrezikshmërisë së lartë të amiantit dhe jemi duke marrë masa në aplikim në një projekt. Faktikisht projektin e kemi bërë, gjithashtu edhe studimin, tani kërkojmë fondet për të financuar këtë projekt.”

Ndërkohë, në Drejtorinë e Shëndetit Publik, shefi i higjienës, Hasan Cufaj shprehet, se eterniti dhe azbesti janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut. Por edhe Cufaj thotë, se zgjidhja në këtë rast është në dorë të ministrive përkatëse.

“Eterniti përbëhet nga komponime të ndryshme të azbestit dhe lidhjet e tyre konsistojnë në izolimin e mbulesës së ndërtesës që po flasim. Dëmet e këtij eterniti në raste thyerje ose copëtimi janë shumë të mëdha, për arsye se emeton azbestin dhe lënda e saj është e rrezikshme për organizmin e njeriut. Azbesti shkakton kancer të mushkërive, shkakton gjithashtu edhe sëmundje në organet gjenitale, pra sterilitet. Këtu nuk është detyra jonë që kjo të hiqet, kështu që ne e bëjmë me dije, i sensibilizojmë, në mënyrë që të hiqen|

Ju e keni bërë të ditur këtë problem?
Kjo është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ka vite që është bërë, por ndoshta nga ana ekonomike mund të jetë e pamundur që të hiqen. Por sa më shpejt të hiqen, sa më shpejt të jenë të izoluara nga popullata, aq më mirë është për shëndetin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here