Vazhdojnë skandalet në urbanët e Tiranës; Bileta rritet, cilësia bie (FOTO+ VIDEO)

0
228

Para dy ditësh në një nga urbanët e Tiranës, problemet u shtuan. Përveç vonesave, sjelljes së pahijshme të stafit, tejmbushjes nga sasia e pakët e urbanëve që janë në qarkullim, problemi tjetër ishte mungesa e dritave në darkë. Një urban kishte preferuar që të fikte dritat edhe pse nw qytet ishte ndërprerë energjia elektrike. Ky ishte një shqetësim i madh për qytetarët të cilët kishin zgjedhur që të lëviznin me këtë mjet, pasi errësira mbizotëronte dhe nuk mund të shihje asgjë.  Fatorinoja kishte gjetur një mjet alternativ, për të shquar biletat dhe lekët. Me anë të një telefoni fatorinoja shkonte te çdo qytetar për të marrë lekët.  Kjo tregon që cilësia e urbanëve është ulur  edhe pse bileta është rritur kohët e fundit. Autoritet përkatëse duhet të marrin masa për të zgjidhur problemet me transportin publik, pasi gjendja është shumë e rënduar.

https://www.facebook.com/386027868137961/videos/1193950094012397/

15-2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here