Konfindustria: Të futet koncepti i garancisë “cash” 5-10%, shmang braktisjen e projekteve nga investitorët

0
155

Konfindustria do të kërkojë ndryshim të ligjit të koncesioneve për të shmangur braktisjen e projekteve nga investitorët, çka sjell pasoja për ekonominë shqiptare.

Nisur nga kjo, Konfidnustria do t’i kërkojë qeverisë dhe Kuvendit të përmirësojë ligjin duke vendosur konceptin e garancisë në para “cash” prej 5-10% te masës së investimit të pretenduar të fituesit.

Ky propozim vjen në një kohë që në mjaft raste burime natyrore te vendit të dhëna ne koncesion dhe forma te tjera ligjore, kane shkelje te afateve kohore, deri ne mosvënien fare ne shfrytëzim, duke u mbajtur te bllokuara ne kohe mjaft te gjate shoqëruar deri ne braktisje te plote te projekteve.

Ndërkohë, që investitorët vonojnë dhe braktisin projektet pa asnjë kushtëzim financiar dhe pasojat më të mëdha janë për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptare. Sipas Konfindustrisë, një ndër rastet e investimeve të braktisura është investimi i parashikuar ne Gjirin e Lalzit, ku pavarësisht ngjarjes tragjike projekti i parashikuar u braktis.

Vendosja e garancisë në para “cash” ne ligjin e koncesioneve shihet si një domosdoshmëri për ti paraprire vendimmarrjes për disa projekte te mëdha të kërkuara se fundmi siç është  industria portuale dhe turistike në Karpen apo Divjakë.

Ndryshimet në ligj propozohen si një nevojë për të rritur seriozitetin e projektit dhe bizneseve te afruara si edhe është pengese e rëndësishme për veprimet e mundshme korruptive dhe subjektive.

Pak kohë më parë, edhe LSI partia e dytë në maxhorancë ka propozuar disa ndryshime ligjore të cilat parashikojnë  që për një koncesion mbi 4 vjet vendimi të merret në Kuvend dhe propozimi tjetër vendos kufirin deri në 35 vjet. Megjithëse nisma vjen nga LSI, parti e koalicionit qeverisës, ajo ende nuk ka nisur të diskutohet në parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here