Aksioni për arrestimin, flet vëllai i Balilit: Ndodhet në Tiranë

0
151

Pas operacionit të policisë, nisur mëngjesin e sotëm për kapjen e të ashtuquajtur “Eskobar i Ballkanit” ka reaguar vëllai i Klement Balilit, Hektor Balili.

Ai akuzon policinë se po vepron pa urdhër arresti, ndërkohë që jep edhe detaje për vendin ku ndodhet i vëllai.

Në një prononcim për Top Channel, ai thotë se për vëllain e tij, Klement Balili nuk ka asnjë urdhër arresti dhe shton se gjithçka që po qarkullon në publik rreth tij është e gjitha një lojë politike.

Hektori deklaron se Klementi, jo vetëm që nuk është arratisur, por madje vijon jetën e tij normalisht.

“Klementi këtu ka qenë tërë kohës. Sot u nis në Tiranë për dokumente, sepse për atë nuk ekziston urdhër-arresti. Kjo është e gjitha një lojë politike”, shprehet ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here