Arrestohet 22-vjeçari, kanosi një shtetas për motive të dobëta  

0
191

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së tyre për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

  • Fatjon Dushkaj  22 vjeç, banues në Durrës;

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 04.12.2016, ka kanosur për motive të dobëta shtetasin E.D. 26 vjeç, banues në Durrës.  Efektivet e Policisë në vijim të veprimeve hetimore ushtruan kontroll në banesën e shtetasit F.Dushkaj, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 
  • një peshore elektronike; 
  • një grirëse metalike që shërben për grirjen e lëndës narkotike; 
  • një thikë dhe 
  • aparat telefoni celular.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale’Kanosja” dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 84 dhe 283/1  të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here