Mjeshtri i “Pokenmon Go” udhëton rreth botës për t’i mbledhur të gjithë, përfundon në ….

0
140

Nick Johnson, mjeshtër i “Pokemon Go” është personi i parë që arrin të mbledhë të gjithë pokemonët në dispozicion, duke përfunduar ndjekjen e tij botërore pasi kishte kaluar nga Parisi, në Hong Kong dhe Sidnej.

I mbështetur nga Expedia (agjenci udhëtimesh), Nick është personi i parë që ka udhëtuar rreth botës dhe ka arritur të mbledhë të gjithë pokemonët e një rajoni, si “Mr. Mime” në Paris, “Canarticho” në Hong Kong dhe së fundmi “Kangaskhan” në Sidnej.

Në 151 pokemonë të disponueshëm në lojë, Johnson ka mbledhur të 142 personazhet dixhitale të disponueshme për SHBA-në vetëm në dy javët e para të fillimit të lojës.

“Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të ndihmonim Nick të jetonte ëndrrën e tij të pokemonëve dhe të udhëtonte larg për t’i kapur të gjithë. Rruga e Nick është një shembull pasionant se si Pokemon Go transformon lojtarët në udhëtarë, ndryshon destinacionet turistike dhe bashkon një komunitet të gjithë”, komentoi Georg Ruebensal, drejtor i përgjithshëm i markës “Expedia”./ ATSH-AFP

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here