Pamje tmerri në Vlorë, pushuesit gati t’i heqin kokën në mes të detit (VIDEO)

0
245

Çudira nga më të shumtat kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në plazhet e Shqipërisë. Qytetarë të shumtë kanë raportuar mungesën e pastërtisë e higjienës, por edhe këto pamje që vijnë sot nuk janë aspak të lehta. Bëhet fjalë për një fenomen që e hasim rëndom në plazhe, në brendësi të ujit dhe jo shumë larg nga bregu.

Fatmirësisht ka disa vite që është hequr moratoriumi i skafeve dhe njerëzit mund të lundrojnë të qetë me skafe, anije apo edhe me motorë uji e të vizitojnë brigjet tona, por njerëzit kurrë nuk do të mësojnë që edhe liria e ka një kufi.

Këtë e tregon më së miri videoja e mëposhtme, në të cilën duket hapur dhe fare qartë se si dy persona të hipur në një motor uji rrezikojnë jetën e një personi të tretë, i cili po noton në det. Çdo gjë ndodh para syve të pushuesve të tjerë dhe askush nuk reagon ndaj kësaj ngjarjeje. Mjafton vetëm një humbje e vogël e kontrollit dhe koka e personit që ndodhet në ujë fluturon.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Beni kujdes njerëz, ruani kokën tuaj pasi në këtë vend është fat të mbijetosh pa ndonjë aksident apo problem të ndonjë lloji tjetër.JOQ