“Mushkonjat” e Divjakës tani lëvizin në fshatrat e Kavajës (VIDEO)

0
157

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi së fundi trafikun e drogës në Vlorë, përmes avionëve, njëjtë si në rastin e “Divjakës”.

Duke ju referuar mesazheve të mbërritura nga “qytetarët dixhital” Berisha shkruante se avionët fluturojnë nga zona e Peros me ngarkesë droge.

Ndërkohë, ditën e sotme në redaksinë e Jetaoshqef.al ka mbërritur një video ku shihet një avion në qiell. Sipas raportuesit, ka mundësi që avioni të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk është hera e parë që në vendin tonë shihen të tillë avionë të dyshimtë. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë deklaruar më herët se avionët përdoren për të eliminuar mushkonjat.

“Pershendetje Jeta Osh Qef! Kjo “mushkonje ” ka pothuajse te gjithë mbasditen qe qarkullon mbi fshatrat e kavajas.”

https://www.youtube.com/watch?v=ImKFA_BCino

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here