Obama : Të largohet Assad , të marrë fund lufta civile në Siri

0
174

 

ObamaLufta civile në Siri nuk do të përfundojë nëse Bashar al-Assad nuk do të largohet nga pushteti, tha sot në Manila Presidenti amerikan, Barak Obama.Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot se lufta civile në Siri nuk do të përfundojë nëse Bashar al-Assad nuk do të largohet nga pushteti, duke lënë mënjanë sugjerimet e udhëheqësve të Lindjes së Mesme, sipas së cilëve presidenti sirian mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.“Kam bindjen se në një situatë të tillë nuk mund t’i japim fund luftës civile në Siri, me Assad, i cili qëndron ende në pushtet”, deklaroi Obama, disa ditë pas takimit me mbështetësin kryesor të presidentit Esad, presidentin rus Vladimir Putin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here