Noka :Tahiri i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

0
135

 

Deputeti i PD, Flamur Noka, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe deputeteve te opozites, ne lidhje me aksionin policor qe po zhvillohet prej pese ditesh ne Lazarat, kunder kultivimit te kanabisit.

Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri është akuzuar ashpër nga  deputeti demokrat Flamur Noka  duke thënë se është i akuzuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Sipas Nokës, Arben Frroku është një nga financuesit kryesorë të fushatës së Saimir Tahirit në 2013-ën në zonën e ish-Kombinatit. Madje sipas Nokës, zyrat elektorale të PS-së 2013-ës por edhe të 2015-ës, ishin stacionuar pikërisht në ambientet me nën pronësinë e Arben Frrokut.Kjo është arsye pse sipas Nokës, policia bëri të mundur arratisjen e Arben Frrokut vetëm pak ditë përpara se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ta shpallte fajtor për vrasjen e kryekomisar Lamajt.“Pasi ky zotëria ndërhyri me telefon për lirimin e tij (duke iu drejtuar Tahirit), Rama u takua në Pukë me Arben Frrokun dhe e mësoi si të arratisej”- ka deklaruar ish ministri Flamur Noka. Më pas ai i është drejtuar ministrit Tahiri me pyetjet: “Kush e dha urdhrin të fiket TIMS-i?Ky dha urdhër dhe e përcolli duke dhënë urdhër që të mos i vulosej pasaporta. Autoritetet kroate kanë deklaruar zyrtarisht se kishte ndërhyre nga zyrtarë të lartë shqiptarë për lirimin e Arben Frrokut i cili pasi u arratis nga Shqipëria u ndalua në Kroaci”- ka deklaruar më tej Noka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here