Berisha: Këto zgjedhje nuk njihen, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime

0
142

Pasi bëri publike me video denoncimet për masakrën zgjedhore të 14 majit, kryedemokrati Sali Berisha tha se këto zgjedhje nuk do të njihen.

Berisha tha se shqiptarët përmes protestave, duhet të vendosin të drejtën e tyre legjitime të votës.

Kryedemokrati deklaroi se Elbasani është rrethi i dytë, pas Kamzës, më i shmëtuar i farsës elektorale, ku kriminelët elektronikë të Edi Ramës, sipas tij, nuk i ndali asgjë të dhunonin ligjin.

“Këto ishin disa video përfaqësuese të mbi 70 përqind të qendrave të votimit të kontrolluara. Sepse jo të gjitha janë kontrolluar dhe jo në pak raste, kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtojnë kontrollin. Është bërë vendosje kamerash që të mos filmojnë përveçse në gjunjë e poshtë votuesit. Kjo ka qenë shumë e përhapur në Kamëz, por është përdorur edhe në zona të tjera.

Elbasani, rrethi i dytë më i madh pas Tiranës, është farsa më e shëmtuar elektorale, pavarësisht nga votimi dixhital që u vendos aty me qëllimin më të mirë për të shënuar një hap cilësor. Por Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë elektoralë nuk i ndalon asgjë, asnjë akt, asnjë shkelje ligji, asnjë dhunim kodi, etike, norme, për të rrëmbyer mandate që nuk i takonin. Prandaj këto zgjedhje nuk njihen kurrë, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime, kushtetuese për ët votuar të lirë, njëlloj si kombet e tjera të Europës”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here