Gilberto largohet nga Tirana

0
140

 

tirana kukesiGilberto Fortunat nuk është më futbollist i Tiranës. Sulmuesi brazilian i ka komunikuar klubit largimin e tij nga bardheblutë, duke i kërkuar edhe zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale siç parashikon dhe një klauzolë e tij në marrëveshjen e firmosur me klubin bardheblu, sipas së cilës lojtari është i lirë të largohet në varësi dhe të performancës së tij. Pikërisht paraqitjet e brazilianit deri në këtë pikë tani kanë lënë për të dëshiruar. 28-vjeçari në këtë sezon të Superiores është aktivizuar në total në 7 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol, ndërkohë që ka luajtur dhe dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë ku ka mundur të gjejë njëherë rrjetën. Gilberto u rikthye te Tirana sërish këtë verë me pritshmëri të mëdha, por paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin e duhur. Gjithsesi, ditët e fundit është folur se futbollit do të transferohet në Azi gjatë merkatos së dimrit, ndërkohë që klubi në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se për këtë çështje do të ketë një vendim përfundimtar brenda dy ditëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here