TikTok paditet për përdorimin e të dhënave të miliona fëmijëve

0
118

TikTok po përballet me një sfidë ligjore nga ish-komisionerja e fëmijëve në Angli, Anne Lonfield, për mënyrën se si ky aplikacion mbledh dhe më pas përdor të dhënat  e fëmijëve.

Pretendimi po depozitohet në emër të miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian të cilët e kanë përdorur aplikacionin e njohur për ndarjen e videove.

Nëse kjo padi rezulton e suksesshme, fëmijët e prekur mund të fitojnë me mijëra paund. Ndërkohë në lidhje me këtë padi ka reaguar edhe TikTok, ku ka deklaruar se është e pabazë dhe se do ta luftojë atë.

Avokatët pretendojnë që TikTok merr informacione personale të fëmijëve, përfshirë numrat e telefonit, videot, të dhënat e lokacionit të saktë, pa paralajmërim të mjaftueshëm, transparencë ose pëlqimin e nevojshëm të kërkuar nga ligji dhe pa e ditur fëmijët ose prindërit se çfarë po bëhet me ato informacione.

TikTok ka më shumë se 800 milionë përdorues në mbarë botën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here