Vettel shpallet mbret i Singaporit

0
139

 

Fitorja e tretë sezonale për Sebastian Vettelin dhe Ferrarin që dominojnë Çmimin e Madh të Singaporit. Pas sukseseve në Sepang dhe Hungaroring piloti gjerman ishte fantastik në Singapor, ku arriti suksesin e katërt personal në këtë pistë, të 42-tin në karrierë, duke arritur një më tepër se Ayrton Senna. Një triumf që për Ferrarin është kurorëzimi i një fundjave prej skuadre të madhe, siç konfirmon edhe pozicionimi i Kimi Raikkonenit në vendin e tretë, ndërsa në vendin e dytë u rendit Daniel Ricciardo me Red Bullin. E dieë e zezë për Mercedesin, me Rosbergun që u rendit i katërti, ndërsa Hamilton që mbetet në krye të klasifikimit u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi në motor, ndërsa mbetën jashtë dhe Alonso e Massa. Kështu në fundjavën që të gjithë prisnin fitoren numër 41 të Lewis Hamilton erdhi e 42-ta për Vettelin. Më shumë sesa një sukses ky është një triumf për biondin, që ishte zot i pistës që nga kualifikueset e së shtunës, duke krijuar distancë me rivalët të tria herët që Safety Car hyri në pistë duke i fshirë avantazhin që kishte akumuluar me xhiro të shpejta. Vettel mbajti gjatë gjithë kohës nën fre një Daniel Ricciardo që provoi të ushtronte presion ndaj tij me dihatjen nga pas, por pa arritur ta trembte asnjëherë me të vërtetë. Gara e bukur e Ferrarit u kompletua nga një vend i tretë i çmuar i Kimi Raikkonenit që fshiu në këtë mënyrë gabimin e bërë në Monza. Nuk ndodhte që nga Barcelona 2013 që Ferrari të ngjiste dy pilotët e saj në pod. Një kapitull më vete e meriton Mercedesi, ishte e qartë se do t’i duhej të përballej në mbrojtje në këtë garë, por tërheqja e Hamiltonit, i detyruar të ndalej që në xhiron e 34-t për shkak të një problemi në motor, ishte me të vërtetë zhgënjyese për skuadrën anglo-gjermane. Nico Rosberg nuk ishte në gjendje të luftonte për podin, edhe edhe pse tani e shikon kreun e klasifikimit nga më afër te Mercedesi tani fillojnë të shikojnë nga pas shpatullave. Edhe pse është e vërtetë që Hamilton ruan distancën e sigurisë nga Vetteli, me britanikun që ka 49 pikë, 8 më tepër se Rosberg, problemet që po shfaq power-unit i Mercedesit nuk i lejojnë pilotët e saj ta bëjnë gjumin e qetë. Garë e pafat edhe për Daniil Kvyat me Red Bullin e dytë, i 6-ti pas Bottas, dhe që u penalizua nga një gabim në bokse. Nuk arritën vijën e finishit Felippe Massa, protagonist i një përplasjeje me Hulkenberg e po ashtu dhe Fernando Alonso e Jenson Button të lënë në baltë nga McLaren. Në zonën e pikëve, Perez, Verstappen, autor i një përmbysjeje të bukur si dhe Sainz dhe Nasr.

 

 

Spanja shpallet kampione e Evropës

 

Përfaqësuesja e Spanjës në basketboll ka dalë triumfuese e edicionit të sivjetmë të “EuroBasket 2015” duke mposhtur në finale Lituaninë me rezultat 80-63. Në duelin e zhvilluar në Lilë të Francës, spanjollët ishin dominues që nga minuta e parë duke e mbyllur çerekun e parë me 11 pikë epërsi (19:8). Në çerekun e dytë, lituanezët ishin më të mirë (25:22), megjithatë falë pikëve të shënuara në çerekun e parë, Spanja e mbylli gjysmën e parë me avantazh (41-33). Spanjollët rikthyen dominimin e tyre në çerekun e tretë duke shënuar nëntë pikë më shumë se kundërshtari (19:10) dhe rezultati pas kësaj pjesëloje ishte 60:43. Pas çerekut të fundit që ishte i barabartë (20:20), Spanja u shpall kampion me rezultat të përgjithshëm prej 80-63. Në këtë mënyrë, Spanja fiton medaljen e artë, Lituania të argjendtën, kurse kampioni nga viti 2013, Franca, është kënaqur me medaljen e bronztë duke zënë vendin e tretë, pasi shkeli Serbinë me rezultat 81-68. “FIBA EuroBasket 2015” ishte turneu i 19-të me radhë që është zhvilluar në katër vende të ndryshme (Kroaci, Gjermani, Francë dhe Letoni). Në secilin prej këtyre shteteve janë zhvilluar ndeshjet e grupeve respektive, ndërsa ndeshjet e eliminimit direkt janë zhvilluar në Francë.

 

 

Van Gaal: I lumtur për fitoren

 

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka folur pas ndeshjes kundër Southamptonit dhe u shpreh mjaft i lumtur për fitoren. Holandezi ka thënë se ekipi i tij është konkurrent serioz për titull, ai gjithashtu vlerësoi lart paraqitjen e Anthony Martial. “Ne do të përpiqemi për të fituar kampionatin. Jemi në periudhë tranzicioni, por prapë ia kemi dalë mirë. Nëse nuk dorëzohemi, në fund ka shumë mundësi që edhe të fitojmë, por për këtë ende është herët. Marital çdo herë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për ne. Kurse Depay po vazhdon të shkëlqejë”, – ka thënë Van Gaal në fund të ndeshjes.

 

 

Mancini: Triumfi ndaj Kievos, tregues i formës së skuadrës

 

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, i ka lëvduar lojtarët e tij pas angazhimit të madh në triumfin prej 1-0 kundër Kievos në “Marc’Antonio Bentegodi”. Zikaltrit me vështirësi regjistruan fitoren e katërt radhazi dhe kjo falë golit të Mauro Icardit. “Pozita jonë aktuale nuk ndryshon asgjë, por është e rëndësishme që të jemi në krye të ligës. Loja kyçe ishin pasimet në një terren të vështirë si në “Bentegodi”, ku vuajtëm ndaj skuadrës së Chievos që është në formë të shkëlqyer dhe ka mbrojtje shumë të mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve, sepse ishte shumë nxehtë dhe kundërshtari qëndronte prapa topit. Nuk ishte lehtë”, – u ka thënë Mancini gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here