Rudina Magjistari do të bëhet nënë

0
152

rudinaPrezantuesja e mirënjohur Rudina Magjistari, së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Lajmin e ka përcjellë vetë prezantuesja nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo ka shkruar: “Zakonisht, lajmet e tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të këtij lepurushit, (foto që ka publikuar) në krahë do të kem një bebe. Bashkë me dashurinë time, jemi në këto moment çifti më i lumtur në botë”. Lajmi është pritur me shumë interes nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar për një shtatzëni të mbarë.

 

“Nuk e keni idenë çka do ndodhë” thotë Cozman

cozman Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka paralajmëruar rivalët për atë që mund të ndodhë së shpejti. Reperi ka kohë që po bëhet gati për lançimin e projektit të tij të radhës. Dhe besohet se e ftuar nuk është askush tjetër postë dashurës së tij, Tunës, e cila po ashtu lançon një tjetër solo projekt jo më larg se të shtunën. Shumë projekte duket se kanë gati, por Cozman shfaqet te për i bindur për projektin që ai e ka e këtë e ka shprehur në Instagram. “Reagimi Im për atë që do të ndodhë së shpejti…”, – ka shkruar Cozman, duke rikujtuar një fotografi të superhitit “Fenix”.

 

Tuna së shpejti me një hit

 tuna_hitTuna ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor me anë të një fotoje të postuar në Instagram. Kjo ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët pa diskutim presin një hit prej saj. Komentet që janë përcjellë bashkëngjitur fotos kanë qenë mjaft pozitive, ndërsa këngëtarja duket se vjen me risi. Ajo këtë here ka zgjedhur të luajë me zjarrin. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, 29-vjeçarja shfaqet e lidhur pas një litari mbi një rreth zjarri.

 

Nora tregon beben apo këmbët?

norabeb6 Nora Istrefi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet së bashku me beben e saj. Këngëtarja javë më parë u bë nënë për të parën herë, pasi solli në jetë një vajzë, të cilën e emëroi Rene. Mbrëmë ajo ka postuar një foto tjetër me vogëlushen, me të dyja që duken të veshura njësoj. Por, ajo që bie në sy është se Nora ka “prerë” fytyrën e saj dhe të vajzës, për të ekspozuar një pjesë të këmbëve të saj.

 

Gold Ag ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor

 arian_2973“Në shtëpinë tënde” titullohet projekti më i ri i reperit Gold Ag, të cilin e solli të realizuar me videoklip. Kjo këngë e cila i kushtohet fesë islame dhe muajit të Ramazanit është mirëpritur mjaft mire nga publiku. Reperi, i cili do të agjëroje Ramazanin, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të ndërpresë të gjitha aktivitetet muzikore, përfshirë koncertet dhe realizimin e këngëve të reja. Madje, reperi gjatë kësaj kohe nuk do të jetë aktiv as në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here