Dosja e plotë/ Trafik kanabisi drejt Greqisë, ja si blihej dhe transportohej droga për në kufi

0
148

Artan Cena

 arrestim policiaSi u ble kanabisi në Mamurras dhe transporti drejt Korçës/ Pas 3 muaj hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia shkatërruan një grup kriminal të trafikut të drogës

 Në një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është arritur të zbulohen dhe arrestohen 10 persona, 7 prej të cilëve të arrestuar në datë 29 maj 2015 dhe 3 të tjerë pasditen e datës 31 maj 2015, të gjithë të dyshuar si pjesë e një grupi që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në momentet e arrestimit, këtyre personave u është kapur në total rreth 28 kilogramë kanabis dhe 2 kilogramë kokainë. Në kuadër të veprimeve hetimore, janë arrestuar, Gjorgjo Gjoka, i dyshuar si sigurues i lëndës narkotike, Platin Bodi, i dyshuar si organizator i trafikut drejt Greqisë, Adrian Lile, i dyshuar si organizator i trafikut drejt Greqisë, Leonard Qesari, i dyshuar si transportues brenda Shqipërisë, Bujar Qesaraka, i dyshuar si transportues brenda Shqipërisë, Enver Lika, i dyshuar si transportues drejt Greqisë, Altin Kodra, i dyshuar si transportues drejt Greqisë, Renaldo Thoma, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik, Vangjel (Aurel) Zguri, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik dhe Arben Shquta, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik.

 

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve

Në datën 6 mars 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal për veprën penal “Trafikimi i narkotikëve”. Hetimi i procedimit penal ka filluar mbi bazën e një informacioni të datës 26 shkurt 2015, nga Departamenti për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal të disa shtetasve për trafikimin e një sasie lënde narkotike jashtë Shqipërisë. Nga hetimet proaktive të kryera nga Prokuroria Për Krime të Rënda si dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Policinë e Shtetit u konstatua se shtetasit Adrian Lile dhe Gjorgjo Gjoka paraqiten në rolin e organizatorëve për trafikimin e një sasie lënde narkotike drejt Greqisë, ku përgatitjet për trafikimin, evidentohen se kanë nisur që në datën 24.5.2015, kur Adrian Lile, i thirrur ndryshe me emrin Lelo në bashkëpunim me shtetasin Gjorgjo Gjoka kanë kontaktuar personat të cilët do gjenin sasinë e lëndës narkotike dhe personat që mund të bënin transportin e lëndës narkotike brenda dhe jashtë vendit.

Me datë 29 maj 2015, Adrian Lile bashkë me shtetasit Bujar Qesaraka dhe Leonard Qesarin kanë hipur në automjetin Mercedes Benz me targë AA 823 LO, që drejtohej nga Adrian Lile dhe janë nisur në drejtim të Mamurrasit, ku në rrugën Mihal Duri, kanë blerë në një dyqan dy çanta të mëdha të zeza. Pasi shtetasi Adrian Lile është kthyer nga Mamurrasi, bashkë me shtetasin Enver Lika kanë vazhduar lëvizjen drejt Elbasanit, ndërsa me një automjet tjetër Audi me targa AA 815 KR udhëtonin në të njëjtin drejtim, shtetasit Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, ku dy automjetet kanë vazhduar rrugën në drejtim të Elbasanit e më pas drejt Korçës, ku gjatë udhëtimit në automjetin e drejtuar nga Adriani tashmë ndodhej edhe një person i tretë, identifikuar nga shtetasi Altin Kodra.

Automjeti Mercedes Benz, me targë AA823 LO, i drejtuar nga Adrian Lile, ka hyrë në qytetin e Korçës dhe rreth orës 15:00, ka dalë sërish nga qyteti, në drejtimin Korçë-Pogradec, deri sa është ndaluar nga forcat e policisë në fshatin Vloçisht të këtij rrethi. Ndërkohë, automjeti Audi A4, me targë AA815KR, ka hyrë në qytetin e Korçës rreth orës 15.15, është parkuar nga drejtuesi i mjetit Leonard Qesari në një qendër tregtare, dhe të dy personat që ndodheshin në mjet, Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, janë ulur në një lokal ku edhe janë arrestuar në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në bagazhin e tij 23 kilogramë e 443 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, të futura në 22 pako të mbështjella me natriban, siç rezulton edhe nga procesverbali i peshimit të lëndës.

Ndërkohë pas këtij konstatimi, në qytetin e Tiranës janë arrestuar në flagrancë nga policia Gjorgjo Gjoka dhe Platin Bodi, ku në momentin e arrestimit, atyre u janë gjetur në kroskotin e automjetit BMW me targë TR 8840M, 4.6 gramë kanabis sativa, të cilat Platin Bodi pretendon se e posedonte ai, si posedues edhe i mjetit, ndërkohë që në drejtimin e mjetit ka qenë Gjorgjo Gjoka, i cili e drejtonte mjetin pasi atij, Platinit, i kishin bllokuar patentën.

Nga sa më sipër rezulton se lënda narkotike është siguruar në zonën e Mamurrasit nga Gjorgjo Gjoka, ndërkohë që Platin Bodi dhe Adrian Lile kanë organizuar transportin e saj drejt Greqisë. Për këtë qëllim Adriani ka siguruar edhe dy personat që do të bënin transportin, që janë Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, të cilët udhëtuan me atë drejt Mamurrasit, ku morën edhe automjetin Audi ku u ngarkua lënda narkotike, e cila ishte futur pikërisht në çantat e zeza që u blenë mëngjesin e asaj dite nga Adriani dhe Bujari. Ndihmës për transportimin e lëndës narkotike janë edhe Enver Lika e Altin Kodra, të cilët dyshohet se do ta kalonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

Nga sa më sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit Gjorgjo Gjoka, Platin Bodi, Adrian Lile, Enver Lika, Pëllumb Kodra, Leonard Qesari, Bujar Qesaraka në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elemente të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal, ndërkohë që shtetasit Gjorgjo Gjoka dhe Platin Bodi kanë konsumuar edhe veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Në vijim në kuadër të këtij procedimi penal, ndërkohë që vijonin veprimet hetimore, me datë 31.5.2015, në qytetin Korçë janë kapur në flagrancë dhe arrestuar shtetasit Renaldo Thoma, Vangjel (Aurel) Zguri dhe Arben Shquta, të cilët ishin në proces të shkëmbimit të blerjes dhe shtijes të një sasie prej 2 kg lëndë narkotike të llojit kokaine. Duhet theksuar se shtetasi Vangjel i njohur më parë si Rreli i Voskopojes është në kupolen e grupit të “Çobenëve”, ndjekur për këtë aktivitet dhe vite më parë.

 

TË ARRESTUARIT:

Platin Bodi, i dyshuar si organizator i trafikut drejt Greqisë

Adrian Lile, i dyshuar si organizator i trafikut drejt Greqisë

Gjorgjo Gjoka, i dyshuar si sigurues i lëndës narkotike

Leonard Qesari, i dyshuar si transportues brenda Shqipërisë

Bujar Qesaraka, i dyshuar si transportues brenda Shqipërisë

Enver Lika, i dyshuar si transportues drejt Greqisë

Altin Kodra, i dyshuar si transportues drejt Greqisë

Renaldo Thoma, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik

Vangjel (Aurel) Zguri, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik

Arben Shquta, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here