Hetimi i Prokurorisë/ Bleu kompaninë e basteve, në hetim për pastrim parash biznesmeni izraelit

0
134

Amiran DzanashviliAmiran Dzanashvili po hetohet për dy akuzat, atë të evazionit fiskal, me objekt mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe për akuzën e “Pastrimit të parave”

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për milionerin gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili. Ai është njëherazi edhe blerës i kompanisë së basteve të deputetit Mark Frroku. Ndaj biznesmenit me shtetësi rumune janë regjistruar dy procedime të ndara, ku po hetohet për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “Pastrimit të parave” në bashkëpunim. Të gjitha këto vepra, sipas prokurorisë, biznesmeni i kazinove, hoteleve luksoze dhe aksionar i disa kompanive të naftës, dyshohet se i ka konsumuar në Shqipëri nga vitit 2013 e në vazhdim. Kjo është koha që mendohet se ka filluar të investoj në Shqipëri në disa kompani, fillimisht si aksionar dhe më pas si blerësi tyre me 100% të aksioneve, si ortak i vetëm. Për grupin hetimor, hyrja e tij në tregun e biznesit në Shqipëri dyshohet se ka pasur si qëllim pastrimin e parave që kanë burime kriminale nga aktivitetet të ndryshme të paligjshme jashtë territorit shqiptar. Për hetuesit, kjo është edhe një nga pistat hetimore e dy dosjeve për të cilat po hetohet gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili. Ky hetim ka nisur pas arrestimit të biznesmenit në nëntor të vitit të kaluar në Rumani, si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të shfrytëzimit dhe trafikut të femrave për prostitucion. Në pranga bashkë me Dzanashvilin kanë rënë edhe 22 persona të tjerë mes tyre biznesmenë të kazinove dhe hoteleve luksoze në Rumani, të cilët dyshohen si pjesë e rrjetit të prostitucionit VIP në Bukuresht.

 

Investimet në Shqipëri

Investimi i tij i parë në Shqipëri ka qenë ai i datës 20 maj 2013 kur ka blerë fillimisht 20% të aksioneve të ortakut të deputetit Mark Frroku në kompaninë e basteve sportive. Disa muaj më vonë, Dzanashvili ka blerë edhe aksionet e tjera të kësaj kompanie duke u bërë pronar së bashku me një tjetër qytetar izraelit, Ofer Nimrodi, i cili po hetohet për pastrim parash. Sipas transaksioneve të kryera, rezulton se Dzanashvili i ka kaluar deputetit Frroku dy transaksione, me rreth 340 mijë euro dhe më pas 1.4 milionë euro. Origjina e kësaj shume, për prokurorët është e dyshimtë. Për këtë fakt kanë nisur hetimet ndaj tij si dhe ndaj deputeti për mos pagim taksash, evazion fiskal. Sipas dosjes mësohet se deputeti Mark Frroku nuk është biznesmeni i vetëm shqiptar që ka bashkëpunuar me Amiran Dzanashvilin. Kompanitë që drejtohen nga Dzanazhvilli kanë bashkëpunuar me biznesmenët shqiptarë jo vetëm në biznesin e lojërave të fatit por edhe në atë të naftës.

 

Pagesat me këste

Në kontratën e 27 shkurtit 2014 thuhet se çmimi për të cilën Amiran Dzanashvili dhe Mark Frrokut kanë rënë dakord për aksionet në shitje është 1.400.000 euro, i cili do t’i paguhet shitësit Mark Frroku në llogarinë e tij bankare nr.llogarie 00000491847 në Tiranë. Më tej tregohet se shitësi Mark Frroku dhe blerësi Amiran Dzanashvili kanë rënë dakord se çmimi i blerjes do të paguhet sipas mënyrës që vijon si: “…në datën 20 shkurt 2014 blerësi Amiran Dzanashvili i ka parapaguar shitësit Mark Frroku çmimin prej 500 mijë euro, dhe shitësi ka pranuar marrjen e këstit të parë.

Pasi ka kaluar 30 ditë nga pagesa e këstit të parë dhe jo më vonë se 22 marsi 2014 shuma prej 250 mijë euro, që do jetë kësti i dytë është paguar në llogarinë e shitësit Mark Frroku. Sërish pasi të kenë kaluar 30 ditë nga pagesa e këstit të dytë jo më vonë se 21 prilli 2014 shuma prej 250 mijë euro, që është kësti i tretë është paguar në llogarinë e shitësit Frroku. Teksa kanë kaluar 30 ditë nga pagesa e këstit të tretë, jo më vonë se 21 maji 2014 shuma prej 200 mijë euro është paguar në llogarinë e deputetit Frroku. Pasi të kenë kaluar 30 ditë nga pagesa e këstit të katërt dhe jo më vonë se 20 qershor 2014 shuma prej 200 mijë euro është paguar në llogarinë e shitësit Mark Frroku.

 

 Gjykata liron djemtë e Rrapush Xhaferrit, u arrestuan nga policia

 Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, Pëllumb e Përparim Xhaferri. Vendimi është marrë dje nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili ka arsyetuar se që prej muajit janar 2015, dënimi i dhënë për djemtë e Rrapush Xhaferrit, prej 10 vitesh burg, ishte shuar dhe gjykimi që kishte filluar që prej muajit shkurt të këtij viti, përfundoi. Përparim dhe Pëllumb Xhaferri u arrestuan njëri në rrugën “Irfan Tonini” dhe tjetri në Selitë, rreth orës 04:00 të 21 majit të këtij viti, nga efektivët e komisariatit numër 2 të kryeqytetit. Sipas policisë Pëllumb Xhaferri kërkohej prej 19 vitesh pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës nën akuzë për “Vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha” dhe “Krijim të firmave piramidale”, ndërsa Përparim Xhaferri është i dënuar po për të njëjtën akuzë me 9 vjet heqje lirie. Në qershor të 2010-ës gjykata shpalli debitor gjashtë vjet pas vdekjes Rrapush Xhaferi, në shumën e 12 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj qytetareve te mashtruar. Sipas ligjit, këtë detyrim qindra milionësh duhet ta shlyejnë trashëgimtarët e tij. Të tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës pasi, ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm vëllai i tyre Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij prej gati tetë vitesh.

 

Vlorë, pranga doganierit dhe biznesmenit, nuk zhdoganuan mallrat

Një doganier i Vlorës dhe një biznesmen janë vënë në pranga gjatë pasdites së djeshme pasi akuzohen për disa vepra penale. Burime nga policia thanë se, Albert Bani, doganier pranë degës së doganës në Vlorë ka kaluar disa mallra pa doganë, mallra që i përkisnin Valter Gjonbraçajt. Burime nga Policia e Vlorës thanë se, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar është finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Transiti”, ku në përfundim është bërë mundur të vihen në pranga në flagrancë një doganier dhe një biznesmen, të akuzuar për “Shpërdorimit të detyrës”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Trafikim i mjeteve motorike”. Dy të arrestuarit janë, Albert Bani, 55 vjeç, lindur e banues në Vlorë, me detyrë doganier, pranë degës së doganës në Vlorë dhe Valter Gjonbraçaj, 62 vjeç, lindur e banues Vlorë, lagja Centrale, biznesmen. Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi Albert Bani me detyrë doganier pranë Doganës në Vlorë, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ka favorizuar Gjonbraçajn, në lidhje me zhdoganimin e disa produkteve që ky i fundit i kishte marrë në Itali. Si rezultat i veprimeve procedurale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik është bërë i mundur që ky person të kapet në flagrancë në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku ju sekuestruan në cilësinë e provës, automjeti me targa AA067JB, një zetor i markës “New Holland”, T4050, pesë lodra elektronike për fëmijë, me vlerë 3000 euro, 46 goma të përdorura, 2 stufa gatimi, si dhe një sërë mobiliesh të tjera. Të gjitha këto mallra ishin të padeklaruar, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here