Na ishte njëherë një LDK…!

0
120

Faik KRASNIQI

Faik KRASNIQIZgjedhjet të dielën në LDK ishin si ato të Koresë së Veriut, “alla Kim Jong”. Përjashtimi i delegatëve të diasporës, ruajtje e derës me dy truproja, largimi i Kuvendit nga delegatët e diasporës, largimi i mediave nga salla ku po mbahej Kuvendi, votim me aklamacion

dhe duartrokitje dhe kritika të tjera të shumta! Ishin tipike të stilit komunist dhe diktatorial, ku lideri i partisë zgjidhet me duartrokitje dhe brohoritje! Në këtë mënyrë janë zgjedhur edhe diktatorët më të tmerrshëm që ka njohur historia, e të dielën delegatët e LDK-së e bënë të njëjtën gjë! Lidershipi i LDK-së ishte përgatitur qysh në fillim, që ta digjnin në stilin diktatorial, kandidaturën e Vjosa Osmanit, sepse e dinin që nëse Isa Mustafa futet në votim të fshehtë me zonjën Osmani, delegatët e LDK-së do t’i jepnin goditje Mustafës, prandaj shkuan në votim me aklamacion! Garda “e vjetër” e LDK-së, duke e ditur rrezikun që ju kanosej nga kandidatura e zonjës Osmani, vepruan në këtë mënyrë dhe shkelën këmbë e kokë statutin e LDK-së, sepse statuti i saj parasheh që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, që delegatët të votojnë të lirë dhe pa asnjë presion, për ta zgjedhur kryetarin e partisë! Ky nuk ishte Kuvend, por ishte plenium i mashtrimit, joshjes, presionit dhe shantazhit, e përjashtimit të zërave kritikë brenda LDK-së, duke mos i futur as në Këshillin e Përgjithshëm, tamam e stilit tipik komunist dhe diktatorial!

LDK-ja të dielën nuk zgjodhi as lider të partisë, e as njerëz që do ta udhëheqin këtë parti, por zgjodhi servilë dhe të dëgjueshëm të liderit dhe sejmenëve të tyre, mjeranë që e kanë ngulfatur këtë parti, duke e rrënuar imazhin e kësaj partie, që në kohën e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ishte superlidere në skenën politike të Kosovës! Delegatët e LDK-së me rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës “së vjetër”, që janë fajtorët kryesorë për humbjen e disa palëve zgjedhjeve dhe humbjes së vazhdueshme të elektoratit të saj, LDK-ja pas humbjes së gjysmës së elektoratit të saj, kur lidhi koalicion me PDK-në, me rizgjedhjen e këtij lidershipi, i dha goditjen përfundimtare kësaj partie dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet, e që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti ose në fillim të 2016-ës, do të pësojë debakël dhe do ta ketë fatin e AKR-së!

Me këtë lidership diktatorial që ka LDK-ja, vështirë se do të arrij zonja Donika Gërvalla që ta kontestojë zgjedhjen e këtij lidershipi, për shkak të shkeljes së statutit, por deputetët e LDK-së, që ja duan të mirën kësaj partie, duhet të bëhen bashkë dhe t’i japin një goditje të fortë këtyre shkatërruesve, duke e çuar vendin në zgjedhje në jashtëzakonshme, dhe atëherë mund të bëhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie, duke e larguar komplet gardën “e vjetër” dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të partisë dhe një kryesi e këshill të përgjithshëm, me njerëz të rinj, profesionist dhe me integritet të lartë, të ndershëm, rugovist me zemër, me të cilët do të kthehej elektorati rugovian dhe lavdia e dikurshme e kësaj partie, duke qenë superlidere në skenën politike të Kosovës! Përndryshe, kjo parti me këtë lider dhe me ata servilë e mjeranë që e rrethojnë, do ta ketë vështirë edhe pragun ta kalojë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here