Meta përkujton 151 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës me disa vargje kushtuar Atdheut

0
100

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta në një status në Facebook ka përkujtuar 151 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.

Meta gjithashtu ka ndarë edhe disa vargje dedikuar Atdheut.

Statusi:

Të dashur miq, sot në 151-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës dëshiroj të ndaj me ju disa vargje zemre dedikuar Atdheut.

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet

Por nji mal ma bukur s’rri,

Ma i kulluet nji lum s’dikohet,

Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,

Jane ma t’kandshme stine e mot;

N’ty bylbyli pa le dielli

Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,

Pa ty pema fryt nuk m’bjen:

Mue pa ty nuk m’del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjall me fryme un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’permende kam.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here