Nga Babilonia në Ur, vendet biblike në qendër të konfliktit

0
163

Nga Babilonia në Ur, vendet biblike në qendër të konfliktitIraku i sotëm ndodhet në zonën e Mesopotamisë së lashtë, toka mes dy lumenjve, Tigër dhe Eufrat. Është i mbushur me referenca biblike. Mes më të famshmet, kujtojmë që Parajsa Tokësore u gjend pikërisht këtu nga agjografia. Në librin e parë të Biblës thuhet: “Zoti bëri të mbijnë nga toka gjithfarësoj bimësh, të bukur për syrin dhe me fruta të mirë për t’u ngrënë, mes të cilave pemën e jetës mu në mes të kopshtit, dhe pemën e njohjes së të mirës dhe të keqes. Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin, më pas ai ndahej dhe formonte katër degë… Lumi i tretë quhet Tigri: ai rrjedh në lindje të Assurit. Lumi i katërt është Eufrati. Zoti mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ky ta kultivonte dhe të kujdesej” (Zanafilla, 2,9-15).

Pra mund të mendohet që Adami dhe Eva kanë qenë banorë të kësaj toke. Por, prej saj dolën edhe probleme për Izraelin: nga Babilonia, mbi lumin Eufrat, u nis me ushtrinë e tij Nabukodonosori II. Ai shkatërroi Tempullin e Solomonit në vitin 586 p.e.s. dhe dëboi hebrenjtë: faktet i kujtojmë me fillimin e librit të Danielit: “Vitin e tretë të mbretërimit të ioiakimit, mbretit të Judesë, Nabukodonosori, mbret i Babilonisë marshoi në Jeruzalem dhe e vuri në rrethim” (1,1). Historia u bë më vonë e njohur, falë veprave si Nabuko i Xhuzepe Verdit. Babilonia kujtohet edhe për kullën e famshme (Babeli është një sinonim i saj). Në Bibël thuhet se të gjithë kishin një gjuhë të vetme dhe që duke migruar “nga lindja, njerëzit gjetën një fushë në vendin e Sennaarit dhe u vendosën aty. Filluan të ndërtojnë tulla dhe më pas vendosën të krijojnë një ‘qytet dhe një kullë, maja e të cilës të prekte qiellin”. Por, Zoti ndërhyri dhe Bibla ka shprehur fjalët e tij: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë një gjuhë të vetme; ky është fillimi i veprës së tyre dhe nuk do ta kenë të pamundur. Të zbresim dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, me qëllim që të mos kuptojnë më gjuhën e njëri-tjetrit”. Zoti i shpërndau prej aty në të gjithë tokën dhe ata pushuan së ndërtuari qytete. Për këtë arsye u quajt Babel, sepse aty Zoti ngatërroi gjuhët e të gjithë njerëzve”. Episodi rrëfehet tek Zanafilla 11, 1-9 dhe ka mes të tjerave një paralele në poemën sumerike më të lashtë, “Enmerkar dhe zoti i Arattas”. Një tjetër vend i përmendur: qyteti i “Urit të kaldejve”, i përmendur tre herë tek Zanafilla, me vendndodhje në Mesopotaminë e POshtme në juglindje të Babilonisë, është qyteti i origjinës së patriarkut Abraham dhe babait të tij, Terah. Ka nga ata që e vënë në diskutim, por ka ende efekt po të lexosh në librin e Neemias: “Ti je Perëndia, Zoti që ka zgjedhur Abrahamin, e ke nxjerrë nga Uri i Kaldejve dhe e ke quajtur Abraham”.(historia.al)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here