Tipi A dhe B Lejet mjedisore, ja si do të merren

0
197

Në vendimin e ri synohet që çdo ndërhyrje që do të bëhet në mjedis, të jetë e kontrolluar dhe pa ndikim negativ në të. Udhëzimi, detyrues për individët, shoqëritë dhe shtetasit e huaj

 

 

plehratQeveria ka ndryshuar formën e marrjes së lejeve mjedisore. Të gjithë individët apo shoqëri të cilat kanë ndikim në mjedis, do të duhet t’u përshtaten rregullave të reja që ka miratuar Këshilli i Ministrave. Në ligj thuhet qartë që edhe shtetasit e huaj, të cilët do të kryejnë biznes në vendin tonë, më parë duhet të marrin udhëzimin pranë Ministrisë së Mjedisit për të filluar më pas aktivitetin e tyre. Në vendimin e ri synohet që çdo ndërhyrje që do të bëhet në mjedis, të jetë e kontrolluar dhe pa ndikim negative në të.

 

 

Tipi A dhe B

 

Dokumentacioni ligjor përbëhet nga origjinali ose fotokopje e noterizuar e aktit të regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar. Dokumentacioni teknik (përshkrimi i aktivitetit, skica, harta etj.), përbëhet nga: Karakteristikat e projektit:

– përshkrimi i teknologjisë, proceseve kryesore, kapaciteti, lëndët e para, energjia, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare

– program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin

– aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh.: rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.).

b) Vendndodhja e projektit:

– planimetria me kufijtë hapësinorë të projektit

– harta të shoqëruara me koordinatat dhe fotografi që tregojnë vendndodhjen e projektit;

– planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti.

c) Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga ekspertë të certifikuar e të përzgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. Raportet e VNM-së të firmosen dhe të vulosen nga hartuesit, si dhe të jepen të dhënat e licencës së ekspertëve të mjedisit, të certifikuar nga Ministria e Mjedisit ose subjekte juridike/fizike tregtare të licencuara nga QKL-ja (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës). Në rast se raporti i VNM-së hartohet nga studioja, raporti i VNM-së të firmoset nga ekspertët e certifikuar nga Ministria e Mjedisit (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës), përveç certifikatës së subjektit juridik/fizik tregtar të licencuar nga QKL-ja.

Raporti i VNM-së të shoqërohet edhe me kopje të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të ekspertit/studios që ka hartuar raportin e VNM-së.

d) Informacion me të dhëna të konsultimit me publikun, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe palët e interesuara sipas legjislacionit në fuqi. Bashkëngjitur informacionit të jenë: procesverbale të takimeve, materialet e prezantuara, lista e personave të pranishëm, foto, që provojnë komunikimet e kërkuesit me publikun e zonës.

e) Plani i rehabilitimit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare. Plani i rehabilitimit hartohet sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

f) Njoftimin e fituesit të konkurrimit publik nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zhvillimin e aktivitetit për veprimtaritë që shfrytëzojnë burimet minerare në zona konkurruese, zona të hapura apo zona koncesionare.

g) Plani i përballimit të emergjencave për veprimtaritë që përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë (depozitim) lëndë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve (si karburantet) apo substancat dhe preparatet të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

h) Përmbledhjen joteknike (në gjuhë dhe terminologji lehtësisht të kuptueshme) të raportit të VNM-së, i cili përmban informacion të përmbledhur për çdo çështje të trajtuar në raportin e VNM-së. Për lehtësi praktike, dokumenti duhet të dorëzohet edhe elektronikisht në format PDF.

 

 

Tipi C

 

Dokumentacioni teknik (përshkrimi i aktivitetit, skica, harta etj.), përbëhet nga: Karakteristikat e projektit:

– përshkrimi i teknologjisë, proceseve kryesore, kapaciteti, lëndët e para, energjia, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare

– program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin

– aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh.: rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.).

b) Vendndodhja e projektit:

– planimetria me kufijtë hapësinorë të projektit

– harta të shoqëruara me koordinatat dhe fotografi, që tregojnë vendndodhjen e projektit;

– planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti.

c) Raportin e përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga ekspertë të certifikuar e të përzgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. Raportet e VNM-së të firmosen dhe të vulosen nga hartuesit, si dhe të jepen të dhënat e licencës së ekspertëve të mjedisit të certifikuar nga Ministria e Mjedisit ose subjekte juridike/fizike tregtare të licencuara nga QKL-ja (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës). Në rast se raporti i VNM-së hartohet nga studioja, raporti i VNM-së të firmoset nga ekspertët e certifikuar nga Ministria e Mjedisit (emrin, numrin e regjistrit, datën e miratimit dhe numrin e vendimit të certifikatës), përveç certifikatës së subjektit juridik/fizik tregtar të licencuar nga QKL-ja.

Raporti i VNM-së të shoqërohet edhe me kopje të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të ekspertit/studios që ka hartuar raportin e VNM-së.

d) Informacion me të dhëna të konsultimit me publikun dhe palët e interesuara sipas legjislacionit në fuqi. Bashkëngjitur informacionit të jenë: procesverbale të takimeve, materialet e prezantuara, lista e personave të pranishëm, foto, që provojnë komunikimet e kërkuesit me publikun e zonës.

e) Përmbledhjen joteknike (në gjuhë dhe terminologji lehtësisht të kuptueshme) të raportit të VNM-së, i cili përmban informacion të përmbledhur për çdo çështje të trajtuar në raportin e VNM-së. Për lehtësi praktike, dokumenti duhet të dorëzohet edhe elektronikisht në format PDF.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency