Grabitet POSTA SEKRETE e Prokurorisë së Durrësit/ Zbulohen dokumentat që ndodheshin brenda çantës…

0
280

Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit ka rënë ore e grabitjes mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme, ndërsa policia pritet të zbardhë detaje të tjera.

Burime nga organi i Prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije se është grabitur posta e fshehtë e këtij institucioni. Bëhet e ditur se kjo postë i nënshtrohet një regjimi të caktuar trajtimi, ndërsa shoqërohet me persona të veçantë.

Nuk dihet ende se sa dokumente janë marrë dhe mënyra si janë marrë, por policia pritet të zbardhë detaje nga ngjarja. Burime nga Prokuroria sqarojnë se kjo postë është proces rutinë, ndërsa shtojnë se dosjet e rëndësishme dërgohen dorazi nga vetë hetuesit dhe nuk ja besojnë postës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here