Kompensimi, emrat e pronarëve që do të shpërblehen Përfitojnë 50 pronarët e fundit për vitin 2013

0
229

AKKP: Ata që nuk fituan, të aplikojnë vitin tjetër

 

pronat1Është publikuar lista me emrat e 50 pronarëve që përfituan nga fondi prej 300 milionë lekësh. Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar emrat e fituesve. AKKP sugjeron për të gjithë përfaqësuesit e të shpronësuarve, aplikimet e të cilëve u skualifikuan administrativisht për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë shqyrtimit të dokumentacionit ligjor dhe hartografik të paraqitur të mundësojnë korrigjimin e tyre në rrugë administrative dhe gjyqësore me qëllim depozitimin e rregullt të këtij aplikimi në procesin e ardhshëm të kompensimit financiar sipas buxhetit të shtetit të parashikuar për vitin 2014. Nga 1098 aplikues u përmbyllën me vlerësim 358 dosje (200 prej të cilave u verifikuan 45 ditët e fundit, mbasi u morr vendimi për shtyrje afati të procedurës administrative 3 mujore për shqyrtim). Si konkluzion, nga fondi 300.000 lekë të akorduara nga buxheti i shtetit për vitin 2013, përfitojnë këtë vit 50 aplikues – trashëgimtarët ligjorë të subjekteve të shpronësuara në krahasim me një vit më përpara ku për të njëjtin fond u shpallën 33 përfitues. “Siguroj të gjithë qytetarët të cilëve u është mbyllur dera e transparencës për pretendimet e tyre pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ne do të nisim një proces pune transparent, të rregullt dhe ligjor për shqyrtimin e të gjitha dosjeve ende të pashqyrtuara

në një periudhë sa më të shkurtër, por edhe reale kohe. Agjencia është duke punuar intensivisht dhe do të dalë me propozime konkrete për të siguruar një reformë ligjore dhe administrative në fushën e kthimit dhe kompensimit te pronave në respektim të të drejtave të pronarëve”, – u shpreh dy ditë më parë drejtorja e AKKP-së, Sonila Qato. Fondi i vitit 2014 për kompensimin e pronave është i njëjtë me atë të vitit 2013.

 

Per me shume lexoni listat e plota sot ne gazeten Standard ne versionin print dhe pdf.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency