Missi heq dorë, deklaroi se Dielli rrotullohet rreth Tokës

0
113

misi rusNëpër konkurset e bukurisë, veç paraqitjes, shpesh vihet në testim edhe zgjuarsia, një gjetje e shumë organizatorëve për t’i pasur të dyja në konkurset e tyre; edhe bukurinë edhe zgjuarsinë. Por Miss Rusia 2012 ka vetëm të parën; bukurinë sepse zgjuarsia… Ina Zhirkova, 23 vjeç hoqi dorë nga “kurora e bukurisë”, pasi nuk diti t’i përgjigjet saktësisht pyetjes nëse Toka rrotullohej rreth Diellit apo e anasjella. Bukuroshja 23-vjeçare u pyet nga një televizion rus që po organizonte një emision me bukuroshe e modele vendase për të testuar njohuritë e tyre. Pyetjet ishin ndërtuar në një formë të tillë për të testuar njohuritë e përgjithshme të vajzave. Zhirkova, nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj me futbollistin e kombëtares ruse dhe ish-futbollist i Chelsea-t, Jurij Zhirkov, pyetjes nëse rrotullohej Toka rreth Diellit apo Dielli rreth Tokës iu përgjigj: “Dielli rreth Tokës mendoj. Jo! Jo! Toka rreth Diellit. Të jem e sinqertë nuk jam e sigurt”. Videoja është postuar në internet ku është klikuar me miliona herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency