Motra e Michael Jackson, La Toya, ka thënë se fantazma e vëllait të saj të ndjerë “vërdalliset” në shtëpi. 56-vjeçarja beson se shpirti i mbretit të popit vazhdon të kujdeset për fëmijët që ka lënë pas, Prince, Paris dhe Blanket, të cilët jetojnë me nënën e tyre Katherine. La Toya tha: “Michael dëgjohet duke kërcyer në mansion. Nuk mund ta shohësh, por e ndien fare qartë praninë e tij në banesë”. Gjithashtu, “The Sun” publikon se La Toya Jackson po përdor një njeri me fuqi psikike për të kontaktuar me vëllain e saj, i cili vdiq në moshën 51-vjeçare në vitin 2009.