Ngjarja e rëndë në Lushnje, identifikohet 55 vjeçari. Ja emri

0
209

Një trup i pajetë është gjetur këtë të diel në autostradën Lushnje-Fier. Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një mashkull 55 vjeçar. Ai u gjet buzë kanalit kullues tek rreth rrotullimi i Kolonjës.

Policia mësohet se e ka identifikuar personin e vdekur. Sipas policisë, ai është Albert Bullgari, 55 vjeç nga Fieri.

Paraprakisht, dyshohet se personi në fjalë është vrarë me një plumb pas koke, megjithatë do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar thotë:

“Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç”. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here