Nga Petrit Vasili
Brukseli i qarte, por Delegacioni memec i BE-se ne Tirane nuk duhet te vije ere havjar!
Delegacioni i BE ne Tiranes i kryesuar ne keto kohe nga Soreca vertet eshte ne nje situate pak te thuash per te qare.
Nderkohe qe Raport Progresi nga Brukseli ngre problemet shume kritike me koherence, me shume shqetesim dhe qartesi Delegacioni i BE ne Tirane i ngjan nje OJF- je memece, flegmatike, kinse te fjetur, por realisht ledhatare te qeverise.
Dikur ky Delegacion shqetesohej ne kupe te qiellit per kerpudhen prej porcelani te Rames ne oborrin e Kryeministrit, qe u thye gjate nje mitingu te opozites.
Ndersa po ky Delegacion, qe drejtohet sot po nga i njejti Sorekë s’thote asgje ndersa Parlamenti, zemra e Republikes, eshte marre per fyti nga Rama dhe kontrolli parlamentar eshte asgjesuar.
A nuk e di Soreca se si funksionon kontrolli i Parlamentit ne Itali, Bruksel e gjetke ne BE?
Sigurisht qe Soreca e di shume mire, por me sa duket diplomacia e havjarit ka bere te sajen ndaj edhe memeclleku eshte kaq evident nderkohe qe situata eshte kaq e rende.
Po Raportin e Progresit a lexon Soreka?
Sigurisht qe e lexon, se aq anglisht natyrsht e di mire.
Po çfare frike ka Soreca qe nuk drejton gishtin tek Rama dhe qeveria te identifikuar si fajtore e pergjegjes nga Raport Progresi i hartuar nga BE dhe jo nga opozita?
Apo ndoshta serish diplomacia e havjarit ngre serish koken, e tremb dhe e pengon drejtimin e gishtit te Sorekes drejt qeverise.
Ja sa qarte shprehet Raporti:
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td8/1.5/16/1f7e5.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td8/1.5/16/1f7e5.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td8/1.5/16/1f7e5.png)
P E R F U N D I M !
—-‐————————-
Delegacioni i BE ne Tirane duhet te kthehet sa me pare ne ate pozicion, qe parimet e eterve themelues te BE-se e kerkojne.
Mbyllja e syve nga BE ne Tirane ndaj edhe konstatimeve te vete BE ne Bruksel eshte “too much”.
Shqiperia pa kontroll te Parlamentit mbi qeverine eshte Republika e antipluralizmit, e antiligjit dhe antidemokracise dhe kete e sheh qarte BE ne Bruksel, por jo Delegacioni memec i BE ne Tirane.
Nje delegacion i BE si ky ne Tirane, qe vjen ere havjar nuk eshte ajo qe aq shume presin shqiptaret nga BE.