Përmbytjet në Shkumbin, 400 familje vuajnë nga bllokimi i kanaleve kulluese

0
197

Rreth 400 familje në lagjen Shkumbin në Elbasan, përmbyten sa herë ka reshje shiu. Banorët thonë se problemi qëndron te bllokimi i kanalit kullues dhe i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Banorët e lagjes Shkumbin në Elbasan përmbyten sa herë ka reshje shiu. Pervec kanalit kullues që kalon sipër lagjes, përmbytja vjen edhe nga bllokimi i kanalizimeve të ujrave të zeza. Në stinën e dimrit oborret e shtëpive mbulohen nga uji, që sipas banoreve, futet dhe brenda nëpër banesa.

Banor: “Ne kemi problemin e kanalizimeve këtu në këtë lagje. I paguajmë të gjitha faturat e ujit dhe kemi 10-12 vjet që kjo lagje përmbytet.Gjithmonë vijnë mbledhin ujërat nga zonat lart dhe e gjithë kjo këtu është lagështi.Ka hyrë uji në këto shtëpi që i kemi të ulëta.”

Banor: “Kanalizime janë bërë nga të gjithë anët, këtu te ne jo.Ka ardhur disa herë zjarrëfikësja këtu që ka hequr ujin.”

Banore: “Ne mbytemi, uji i banjave që vjen deri këtu, shikojini tullat.”

Banor: “S’ka kanalizime këtu fare. Lekë për gjelbërimin, për ujë- kanalizimin, ndriçimin mbajnë.”

Në Lagjen Shkumbin ku problemi nga përmbytjet është i përhershëm ka rreth 400 familje, ndërkohë që Bordi i kullimit që duhet të merrej me problemin tashmë i ka kaluar Qarkut Korçë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here