Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është vendi i parë në rajon për fondet e miratuara për bujqësinë, është ironizuar nga nënkryetari i LSi, Petrit Vasili, deputet i zgjedhur.
Petrit Vasili
Rama e konsideron bujqesi mbjelljen e droges, ndaj eshte i pari ne bote jo ne Ballkan!
Rama kanabisin dhe mijrat e hektareve te mbjelle me te i konsideron bujqesi.
Eshte e vertete qe Shqiperia per merite te Rames eshte e para ne Europe per drogen e mbjelle dhe Rames tani nuk i mbetet objektiv tjeter vecse per te qene i pari ne bote!
Bujqesia e droges se Rames mbjell vdekjen, varferine tragjike dhe degradimin, ndersa bujqesia e fermereve shqiptare ndihmon jeten, begatine dhe shendetin e njerezve.
Dje Rama mashtroi shume rende per bujqesine.
Rama deklaroi me gojen plot dje se :
“Shqipëria, vendi i parë në rajon për fondet e miratuara për bujqësinë”.
Faktet per bujqesine flasin vete dhe jane kaq te thjeshta per te provuar mashtrimet e Rames.
Por hajt te shohim realitetin.
1.Qeveria e Rames ka vendosur 8.5 milione euro per subvencione per fermeret, ndersa Maqedonia 60 milion euro,Kosova 53 milion euro,Mali i Zi 61 milion euro.Mashtrimi i Rames kuptohet lehte.
2.Qeveria deklaroi ne tetor te vitit 2020 se do te merrnin nafte me cmim te lire 70 mije fermere dhe realisht moren vetem 19213 prej tyre dhe shumica e naftes u shpernda dy dite perpara zgjedhjeve per te blere voten
3.Fermere aktive sipas Drejtorise se Tatimeve jane 46923 fermere nga 70 mije, qe bertet qeveria rilindase.
4.Vetem ne tre mujorin e pare te ketij viti fuqia puntore ne bujqesi ka rene me 7.9%, prove shume e qarte qe bujqesia eshte ne veshtiresi serioze.
Faktet flasin vete!
Fermeret vuajne te zitë e ullirit, po ç’taksirat kane te degjojne edhe mashtrimet e Rames.
Sa here qe Rama çfaqet behuni gati te degjoni nje mashtrim me te madh se nje dite me pare.
Dje Rama i beri deklaratat nga Universiteti Bujqesor, ku per fat te keq nuk u degjua asnje ze qe mund te jepte keto fakte kaq te thjeshta dhe te verteta.
Mungese e mjerueshme kurajoje profesionale dhe qytetare nga personeli akademik perballe mashtrimit vulgar te kryeministrit.
Kryeministri njeh vetem bujqesine e droges dhe vetem ate mbeshtet dhe mbi te gjallon.
Me poshte keni te dokumentuara mashtrimet.