Tjetër incident në Himarë, dy djemtë tentojnë të sulmojnë fizikisht pushuesin e huaj

0
103

Një tjetër incident është regjistruar në Himarë. Në një video të siguruar nga Abcneës.al shihen dy qytetarë që janë duke sulmuar një shtetas të huaj me ngjyrë.

Në pamje duken dy djemtë që përpiqen të sulmojnë fizikisht shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti arrin që t’i shmangë që të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.

Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit. Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here