Korçë/ 17-vjeçarja kreu marrëdhënie me kushëririn dhe ngeli shtatzënë, e denoncon në polici

0
162

Kishte bërë seks me kushëririn dhe më pas kishte ngelë shtatzënë. Ngjarja e çmendur vjen nga Korça, ku një vajzë ka bërë denoncimin në polici ndaj kushëririt të saj, për shkak të shtatzanisë.

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se, kanë nisur hetimin ndaj 29-vjeçarit me inicialet L. L.

Procedimi i tij filloi, pas kallëzimit të bërë nga një 17- vjeçare, nga Korça.  Ajo ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj,  me shtetasin L.L,  që ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here