Mesi porosit pica, Pike sanduiç

0
230

lionel-mesi-barselona-espanjol-1357507708-249715Barcelona ka një mënyrë shumë interesante se si i vlerëson lojtarët pas çdo ndeshjeje. Katalanasit kanë bërë preferencat e tyre në fillim të sezonit dhe para çdo ndeshjeje marrin ushqimin e tyre në bazë të listës që ka klubi. Kështu, Mesi, Nejmar e shumë yje të Barcelonës preferojnë picën, megjithëse me përbërje të ndryshme, Suarez sallatën, ndërsa Xherard Pike një sanduiç me nutella. Në foton mund të mësoni ushqimet për çdo futbollist të Barcelonës.

 

Skuadra e Katarit nuk lejohet me shami, braktisin ndeshjen

Skuadra e basketbollit të femrave të Katarit nuk pranoi të luante ditën e mërkurë ndeshjen e grupit të Lojërave Aziatike ndaj Mongolisë pasi organizatorët nuk lejuan lojtaret të mbanin shamitë islamike në kokë. Rregullorja e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) sqaron se artikujt që nuk lejohen në parket janë “karfica, aksesorë për flokët dhe bizhuteri”. Gjithsesi, një nga lojtaret e kombëtares së basketbollit të Katarit, Amal Mohamed A Mohamed, thotë se organizatorët i kishin siguruar se mund t’i mbanin shamitë në kokë. “Nuk e kuptoj pse nuk mund të luajmë me shami kur na thanë që mund të luanim. Nuk mendoj se shamia ndikon në lojë ose tek kundërshtaret. Kemi luajtur me vello islamike në turne të tjerë dhe duam ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në Lojërat Aziatike. Nëse nuk na lejojnë, nuk do të luajmë asnjë ndeshje”, – tha Amal Mohamed.

 

Mesi kalon pasditen me familjen e tij

Familja është gjëja më e shtrenjtë dhe këtë qëndrim mban edhe Lionel Mesi. Ai ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, një “selfie” me dy dashuritë e tij. Futbollistin më të shtrenjtë në botë, Lionel Mesi e bëjnë të buzëqeshë vetëm dy dashuritë e jetës së tij që janë pa dyshim djali dhe gruaja. Futbollisti i Barcelonës ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një “selfie” me djalin dhe gruan e tij. “Sonte do të qëndroj me dy dashuritë e mia”, – ka qenë mbishkrimi që shoqëronte foton në fjalë, e cila ka pasur një bum komentesh. Lojtari po kalon një periudhë të mirë me skuadrën e tij dhe këtë duket se po e transferon edhe te familja e tij e re.

 

 Fabregas bëhet me motër

Lajme të mira për Fabregasin dhe kësaj radhe jo në aspektin profesional. Ish-futbollisti i Barcelonës ka një motër të re. Ajo quhet Klaudia dhe ka ardhur në jetë këtë të martë. Ishte Karlota, motra tjetër e Çeskut, ajo që ka bërë publik lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale. “Nëna ime është një kampione”, – shkruan ajo, duke pasur parasysh nënën e futbollistit të Çelsit, Nuria Soler, 46-vjeçare. Nëna dhe babai i Çeskut dhe Karlotës janë të divorcuar dhe tashmë po përjetojnë lidhje të tjera. Çesk është 27 vjeç, Karlota 21 dhe tashmë Klaudia dyditëshe që bëhet dhe pjesëtarja më e re e familjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency