Gjendet e pajetë një grua, dyshohet se është dhunuar

0
96

Një grua është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Agron Borovci ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

Ai thotë se nga kyqyrja paraprake  e vendit të ngjarjes, dyshohet se viktima mund të jetë dhunuar, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here