Kosova me tjetër medalje të artë në Xhudo

0
98

Flamuri i Kosovës u valëvit sërish në Europianin e Xhudos që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë teksa Akil Gjakova mori medalje të artë duke u shpallur kampion për kategorinë deri në 73 kg.

Dardanët po bëjnë ligjin në Lisbonë dhe pas Distria Krasniqit një ditë më parë që mori medalje të artë, dhe Nora Gjakovës të bronztë, tani i vjen radha kategorisë së meshkujve ku Akili shkëlqeu në finalen ndaj izraelitit, Tohar Butbul.

Ndërkohë që në garimin e sotëm në Portugali, nuk ishte në lartësinë e duhur Laura Fazliu të cilës i shpëtoi nga duart medalja e bronzit pasi u mund nga holandezja, Sanne Vermeer. Gjithsesi, Europiani për Kosovën është tejet pozitiv madje mund të ketë sërish medalje të tjera në ditët e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here