Lediana Fratari: Eksportuesit duan mbështetje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja

0
91

Kandidatja për deputete e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, Lediana Fratari zhvilloi këtë të mërkurë një takim me përfaqësues të Konfindustria. Sipas saj, një nga kauzat e saj në politikë është edhe mbështetja për sipërmarrjen. Ndër të tjera Fratari theksoi se eksportuesit kërkojnë mbështetje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja.

”Një nga kauzat e mia në politikë është mbështetja e sipërmarrjes së ndershme. Bisedova sot me Konfindustria, një prej organizatave më të mëdha dhe më serioze të biznesit në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv Gjergji Buxhuku, kërkoi dëgjimin e zërit të sipërmarrësve në vendimmarrje dhe vecanërisht në procesin e hartimit të ligjeve. Inxhinierët kërkojnë krijimin e “Urdhërit të Inxhinierit”, një status që do të zyrtarizojë edhe inxhinierin si profesionist, ashtu si është rregulluar ky profesion edhe në vendet e tjera.

Eksportuesit kërkojnë mbështetje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja. Dëgjova dhe mbajta shënime. Duhet të mbështesim praktikën e bursës, si përcaktues të çmimit ne treg. Duhet të mbështesin eksportet dhe turizmin. Duhet të certifikojmë prodhimet tona me standardet europiane për të depërtuar në tregjet e huaja. Duhet të sigurojmë një mjedis të sigurt ligjor dhe fiskal që investitorët, vendas dhe të huaj, të kenë siguri për të financuar projekte të mëdha.

Duhet të garantojmë transparencë maksimale që ligjet të bëhen për të mbështetur komunitetin e biznesit, dhe jo të bëhen ligje nominale për një sipërmarrës të caktuar. Unë jam e vendosur të jem zëri i këtij komuniteti, sepse unë nuk e shikoj biznesin si një lopë të cilën shteti vetëm duhet ta mjekë, por e shkoj si kalin që tërheq karrocën e ekonomisë kombëtare”,-u shpreh Fratari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here