Organizata Bashkimi i Italianëve në Botë dhe Unioni Italian i Punës çelin zyrën e tyre edhe në Tiranë

0
146

 

uimOrganizata Bashkimi i Italianëve në Botë (UIM) dhe Unioni Italian i Punës (UIL) çelën sot në Tiranë, zyrën e tyre të parë të përfaqësimit në Shqipëri, me qëllim mbrojtjen dhe dhënien e asistencës italianëve që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i ITAL UIL, Gilberto De Santis dhe Presidenti Ndërkombëtar i UIM, Mario Castellengo, në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Brunilda Paskali nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, përfaqësues nga ISSH, sipërmarrës italianë që operojnë në vendin tonë, personalitete nga fusha të ndryshme dhe të ftuar të tjerë të linjës, u shpreh se kjo zyrë do të jetë një mbështetje e fuqishme për komunitetin italian në Shqipëri.

Ambasadori Cutillo, duke përshëndetur iniciativën për këtë sipërmarrje të re të investitorëve italinë në Shqipëri, tha se , UIM do të adresoje orjentime dhe perkharje te drejtëpërdrejtë për integrimin e plotë shoqëror të komunitetit italin në vendin tonë dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ndërveprimit në sipërmarrjet e tyre.

Me 34 seli në 17 Shtete të ndryshme, UIM e zhvillon veprimtarinë e vet në zonat me përqendrim më të madh migrator italian dhe kohët e fundit ka hapur seli të ndryshme në vendet ku ka konsolidim të të huajve për në Itali.

UIM është dalluar gjithmonë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të italianëve jashtë shtetit, duke e përqendruar angazhimin e vet në arritjen e një fuqie përfaqësimi dhe ndërhyrjeje në jetën politike italiane dhe për realizimin e nismave të kualifikuara me karakter shoqëror e kulturor.

Objektivat që synon të arrijë UIM, në bashkëpunim me organizatat UIL dhe l’ITAL, si edhe me organizma të tjerë, janë: përfaqësimi, informacioni, monitorimi. UIM është një prej organizatave në nivel botëror që, duke vepruar në krah të sindikatës UIL, të Patronatit ITAL dhe të Konsullatave, punon aktivisht në favor të njohjes së të drejtave themelore të italianëve jashtë shtetit. Një ndër objektivat më të reja që janë identifikuar është edhe ndihma për të rinjtë italianë që ndodhen në Shqipëri për të kryer studimet universitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency