Familjarët po shpenzojnë çdo gjë për t’u shëruar nga Coronavirusi, shteti është i smëurë nga pangopësia…

0
121

Nga Jorida TABAKU

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Morën kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosën qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rritën borxhin e fshehur pa bërë asnjë km rrugë, pa ndërtuar një shkollë te re, dhanë çdo gjë me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon. Janë litarë në qafë për familjarët që po shpenzojnë çdo gjë për t’u shëruar nga coronavirusi ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here