Konsulli i nderit në Liban rrëfen detajet nga ngjarja e frikshme: Njerëzit po mjekohen në rrugë. Bejruti është i shkatërruar plotësisht

0
89

Konsulli i Nderit në Liban, Marc Ghorayeb rrëfen çastin e shpërthimit në portin e Bejrutit.

“Në momentin që ndodhi unë gjendesha në zyrat tona në Bejrut, pothuajse një km larg nga shpërthimi. Ndërtesa jonë u dëmtua rëndë nga shpërthimi dhe të gjithë menduan se do të vdisnim. Presioni i fortë na hodhi në ajër për 3 ose 4 metra nga pozicioni ku ishim ulur. Zhurma ishte e pabesueshme. Dhe në të gjithë ishin të mbyllur brenda për shkak të këtij presioni të madh të krijuar në të gjithë qytetin. Ndërtesat lëviznin sa majtas-djathtas. Shoku më i madh ishte në kohën kur lamë zyrën dhe donin të arrinim në shtëpi, sepse ndërkohë që lëviznim në qytet njerëzit ishin të lënduar, dhe rrugët ishin plota makina dhe ambulanca. Qyteti, Bejruti është i shkatërruar plotësisht. Kaosi ishte shtrirë në një gjatësi prej 20-30 km”.

I pyetur për numrat e të zhdukurve, ai u shpreh se megjithëse nuk ka ende të dhëna të sakta, janë më shumë se 100 persona të zhdukur, shumë prej të cilëve mund të jenë përpirë nga flakët. Bejruti është në zi, njerëzit janë akoma në kërkim të të dashurve të tyre, që gjenden ende nën rrënoja. Shpresë për tu ringritur populli Libanez nuk e ka humbur, madje është falenderues për miqtë që iu gjendën në këto ditë të vështira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here