Bardhi i përgjigjet Ramës: Për hallin e pushtetit tënd, i shpall luftë edhe BE

0
110

Partia Demokratike iu përgjigj Kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e tij mbi votimin sa më parë të dekretit të Presidentit Ilir Meta, lidhur me Kodin Zgjedhor.

Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se për hallin e pushtetit të tij, Rama gati t’i shpallë luftë BE dhe të hedhë në erë zgjedhjet

“Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.

Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here